Universitetet kete vit 10 per qind studente me shume
Kete pohojne burime zyrtare nga Ministria e Arsimit. Sipas tyre rritja e numrit te maturanteve qe ndjekin shkollat e larta eshte nje nga prioritetet e ketij dikasteri. Por shtesat do te behen ne ato dege te cilat jane me prane tregut te punes dhe ku mendohet se vendi ka nevoje per kuadro te ardhshme. MASH do te vendose per shtimin e numrit te kuotave duke marre ne konsiderate edhe propozimet e shkollave te larta. Por duke ditur qe universitetet kane vite qe nuk kerkojne shtesa te medha te kuotave per shkak te kapaciteteve MASH ka vendosur qe te ndjeke politiken e rritjes se kuotave ne ato dege ku vertet kerkesa ne tregun e punes eshte e larte sqaruan burimet nga MASH. Keto politika shkojne ne te njejten vije me premtimet e kryeministrit per te rritur pranimet ne universitete. Rritja me 10 per qind me shume e pranimeve do te preke te tria ciklet e studimit. Megjithate prioritet per te drejtat e studimit kete vit do te kene shkencat teknike shkencat e natyres ekonomia dhe administrimi shkencat e jetes dhe gjuhet e huaja. Per keto lloj profesionesh edhe tregu i punes raporton te kete me shume nevoje. Fakultetet kane filluar te detajojne propozimet ne lidhje me kuotat e mundshme per vitin e ardhshem akademik. Pas percaktimit te ketyre propozimeve do te jene rektoratet e universiteteve qe do te nisin drejt Ministrise se Arsimit materialin perkates i cili me pas do ti nenshtrohet procesit te miratimit. Aktualisht per te gjitha ciklet e studimit kemi 50 mije studente. Vitin e kaluar vetem ne ciklin e studimeve me kohe te plote u pranuan me shume se 22 000 maturante. Kete vit pritet qe ne te gjithe universitetet vetem per kete cikel studimesh te kete rreth 2200 kuota me shume. Rritja e kuotave do te ndihet me pak ne deget qe raportojne nje fluks te larte kerkesash. Konkretisht per keto dege gjate viteve te fundit numri i kuotave te pranimit ka ardhur ne rritje te vazhdueshme nderkohe qe zgjerimi i kapaciteteve ka qene ne nivele te uleta. Per shkak te kesaj situate edhe rritja e kuotave do te jete e kushtezuar. Ashtu sic ka ndodhur vitet e shkuara edhe per maturen e vitit 2011 Universiteti i Tiranes do te kete numrin me te larte te pranimeve te shperndara sipas programeve qe do te ofrojne tete fakultetet e tij. Pranimet ne kete institucion nuk pritet te shkojne me shume se propozimet e vitit te shkuar perkatesisht 7 mije kuota te shperndara sipas degeve perkatese. Fakulteti i Drejtesise dhe Ekonomiku do te kene numrin me te larte te te drejtave te studimit qe do te ofrojne per maturantet. Matura e ketij viti do te shoqerohet edhe me nje sere ndryshimesh te cilat do te shoqerojne zhvillimin e kater provimeve per dy lendet e detyruara dhe dy lendet me zgjedhje.
ZIRINA LLAMBRO