Krerë të BE-së zbarkojnë në Tiranë

Të mërkurën në vendin tonë mbërrin, Stefano Sannino, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, ai pritet të zhvillojë takime me krerët e lartë të shtetit ku do të diskutohet për situatën pas zgjedhore në vend.
Ndërkohë, gjatë së premtes në vendin tonë vjen presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, komisioneri Evropian për Zgjerimin Stefan Fule dhe negociatori për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri Miroslav Lajçak.
Ata vijnë në Tiranë, pas vizitave që do të zhvillojnë në disa kryeqytete të Ballkanit, si në Beograd dhe Prishtinë. Vizita e tyre bëhet në kuadër të një turi vizitash në Ballkan ku javë më parë u ndalën në Shkup dhe Podgoricë. /S.Ll/Start/
2011-05-17 16:18