Blindohet KQZ, opozita pritet ta “pushtojë”

Një ditë më parë, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, theksoi se Komisioni duhet t’u jap zgjidhje çështjes së fletëve të votimit për kryetar të bashkisë së Tiranës, por që janë hedhur në kuti të tjera.
Edhe në mbledhjen e sotme, deputetët socialistë kanë paralajmëruar se do të jenë në KQZ dhe thirrja është bërë edhe për militantë të Partisë Socialiste nga e gjithë vendi. Mëngjesin e sotëm, në ambientet e jashtme të KQZ-së ka kordonë të shumtë të forcave të rendit si dhe forcave speciale. Mbledhja është paralajmëruar se do të nisë në orën 10:00.
Në bazë të rregullave, në ambientet e brendshme të KQZ-së mund të qëndrojnë vetëm stafi, përfaqësuesit ligjor të partive si dhe gazetarët. Deputetët e opozitës pretendojnë se ky institucion është publik dhe se mund të qëndrojnë edhe ata brenda. Paralajmërohen se qindra simpatizantë të opozitës janë nisur në drejtim të Tiranës.
“Bashkë me ne do të jetë edhe çdo shqiptar nga Tropoja në Konispol, i cli do të vijë këtu para KQZ-së, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit me qëllim që të asistojnë edhe ata në një mbledhje të hapur dhe publike të KQZ-së dhe natyrisht për të ushtruar maksimalisht përgjegjësinë e tyre si votues deri në momentin që KQZ do të marrë vendimin ligjor për njohjen e fitores së Edi Ramës, të cilën shqiptarët tashmë e kanë parë prej tre ditësh në kohë reale në të gjitha televizionet”, ka thënë mbrëmë deputeti Erion Braçe pas daljes në orët e vona nga ambientet e Komisionit Qendror.
/S.Lleshi/Start/
2011-05-18 08:25