Krerët e Gjykatave të Larta të Europës takohen në Tiranë

Zhvillohet në Tiranë konferenca e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Në pritjen zyrtare me rastin e çeljes së punimeve të kësaj konference kanë qënë të pranishëm, kryetarja e gjykatës se Lartë, Shpresa Beçaj dhe kryeministri Berisha, ndërsa nesër punimet e konferencës do të përshëndeten nga presidenti Bamir Topi, ambasadori i SHBA, Alexander A. Arvizu, Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qarkun e Dytë John M. WalkerJr etj.
Shqipëria është vendi i parë që çel punimet e “Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore”. Gjatë punimeve të konferencës do t`i kushtohet vëmendje disa prej çështjeve dhe problemeve më kryesore me të cilat përballet aktualisht drejtësia dhe gjyqësori si dhe Kryetarët e Gjykatave të Larta, përgjatë punës së tyre të përditshme.
Ndërkaq në këtë konferencë marrin pjesë Kryetarët e Gjykatave të Larta të: Shqipërisë, Azerbajxhanit, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, etj.