E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, makina përplas motorrin, vdes 21-vjeçari

Një i ri ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në Lushnje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fashtin Këmishtaj ku një fuoristradë ka përplasur një motorr me të cilin udhëtonte një 21-vjeçar. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrit Fatjon Mëhilli ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Mark Ndoni për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim I gabuar nga ana e drejtuesit të motorrit i cili fatkeqësish ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›