Kreret e Shqiperise ne Nj Jork per Kosoven
04/08/2010 Rusia mbledh Këshillin e Sigurimit, pas vendimit të GJND
Hyseni nuk lejohet të prezantohet si ministër i Jashtëm
Presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, priten të nisen Nju Yorkut ne filim te shtatorit për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblese se OKB. Ndersa dje eshte zhvilluar takimi i posacem te kërkuar nga Serbia kundër pavarësisë së Kosovës. Burime nga qeveria shprehen se të tre zyrtarët e lartë të vendit do jenë në Nju York, jo vetëm për të mbikqyrur nga afër punimet e këtij sesioni të veçantë por edhe për të bërë lobing tek aleatët tanë në NATO dhe BE, që tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, që ti qëndrojnë cdo lloj presioni që mund të vijë nga shtetet që janë kundër saj, por që kanë të drejtë vetoje në këtë forum, si dhe për ti qëndruar në krah homologëve të tyre kosovarë. Këshillit i Sigurimit i OKB-së është thirrur në një mbledhje të veçantë për të diskutuar të ardhmen e Kosovës pas mendimit pozitiv për Kosovën të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Takimi urgjent u kërkua nga Rusia, e cila mban drejtimin e radhës së KS-së, që njihet si aleate e hershme e Serbisë dhe refuzon njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri. Seanca e jashtëzakonshme për Kosovën u thirr nga Rusia menjëherë pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së shtetit të ri. Në këtë seancë kanë marrë pjesë ministri i Jashtëm i Kosovës dhe ai i Serbisë. Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni, i cili ka përcjellë pozicionin e vendit të tij ndaj situatës dhe statusit, nuk është lejuar që gjatë mbledhjes së KS-së të flasë me statusin e ministrit, por si përfaqësues i Kosovës. Kërkesa e tij u hodh poshtë nga Rusia, që drejton përkohësisht Këshillin. Ndërkohë edhe më parë diplomacia kosovare nuk ka mundur ta thotë fjalën e saj me statusin zyrtar. Gjatë qëndrimit në Nju-Jork ministri i Jashtëm kosovar ka bërë të qartë qëllimin final të Republikës së Kosovës për t’u bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Deklarata e Metës
Ministri i Jashtëm Ilir Meta e ka cilësuar si të papranueshme rezolutën serbe. Për shefin e diplomacisë shqiptare iniciativa e njëanshme serbe është absurde pas vendimit të GJND për Kosovën. Përmes një deklarate për mediat, Meta theksoi se statusi i Kosovës është një çështje legjitime që tashmë i takon të kaluarës. "Për ne, çështja e pavarësisë së Kosovës dhe statusi i saj, tashmë është jo vetëm një çështje plotësisht legjitime, por edhe që i takon të kaluarës", theksoi Meta.