Kreret e pushtetit vendor perkrahin shkrirjen e KRRT-ve
Shkrirja e struktures se Keshillave te Rregullimit te Territoreve struktura keto funksionale prane njesive te qeverisjes vendore eshte mirepritur nga shume krere komunash dhe bashkish ne Qarkun e Fierit.
Kryetaret e bashkive te Qarkut te Fierit jane shprehur njezeri pro ligjit me te ri te shkrirjes se KRRT-ve. Sipas krereve bashkiake ligji i ri perqendron pergjegjesine e lejeve te ndertimit ne nje drejtori urbanistike dhe te nje person qe ne kete rast eshte drejtuesi i njesise vendore. Me pare pergjegjesia binte mbi te gjithe anetaret e struktures se KRRT-se.
Kryetari i Bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj tha se ligji per shkrirjen e KRRT-ve ne njesite e qeverisjes vendore do te rregulloje ne te ardhme organizimin dhe funksionimin efikas ne strukturen e sektorit urbanistik kaq shume te perfolur deri tani.
Une e mbeshtes nje nisme te tille pasi ne njefare menyre zbutet edhe perfshirja e titullareve te KRRT-ve ne veprime te ndryshme te dyshimta tha kryebashkiaku i Fierit. Zeqaj tha gjithashtu se shpesh gabimet dhe shkeljet ligjore kane nje autor te drejtperdrejte por me strukturen aktuale nuk identifikohet. Ne keshillat aktuale vendimet merren me shumice por pas kesaj behen edhe veprime te kundraligjshme tha Zeqaj.
Ligji ne fjale u vjen me shume ne ndihme komunave te cilat deri tani kane vepruar me KRRT-te e tyre ku specialisti me i larte ka qene teknik ne profesion. Sipas kryebashkiakut te Fierit ne komuna KRRT-te aktuale kane vepruar ne menyre te dyshimte dhe jo te vleresuara teknikisht dhe brenda rregullave te urbanistikes.
Ne komuna kuptohet qe vendimet nuk kane qene teknike te specializuara dhe ne perputhje me rregullat e urbanistikes. Me ligjin e ri kjo rregullohet me mire tha kryetari i Bashkise se Fierit.
Por me gjithe kalimin e kompetencave nga KRRT-te te drejtoria e urbanistikes numri i specialisteve do te jete po i njejte. Keta specialiste do te hartojne plane urbanistike studime dhe projekte te ndryshme te cilat me pas do te kalojne per miratim te titullari i bashkise. Sipas kryetarit te Bashkise Fier vendimmarrja me ligjin e ri do te jete me me shume pergjegjesi sesa aktualisht pasi deri tani faji ndahej te 15 anetaret e KRRT-se.
Ligji i ri parashikon qe keshillat aktuale te rregullimit te territorit ne bashkite e te gjithe vendit te funksionojne deri ne janar te vitit 2011. Miratimi i studimit te lejeve shesheve te ndertimit etj. do te kaloje nen administrimin e nje institucioni te ri Drejtorise Urbanistike. Ndryshimi ne fjale vjen pas miratimit te nje ligji te ri nga qeveria ligj qe parashtron shkrirjen e keshillave te rregullimit te territoreve ne njesite e qeverisjes vendore.