Krerët e shtetit përfitojnë lëvizje të lirë në det
13/05/2010 Qeveria liston mjetet që mund të lundrojnë gjatë periudhës së moratoriumit
Këshilli i Ministrave ka bërë të qartë se cilat do të jenë ato mjete motorike lundruese, të cilat kanë të drejtë të qarkullojnë gjatë periudhës së moratoriumit. Qeveria që në pikën e parë të këtij vendimi ka saktësuar se mjetet lundruese të drejtuesve të shtetit shqiptar, të krerëve të ministrive dhe institucioneve që varen prej tyre, kanë të drejtën të lëvizin gjatë periudhës së njohur ndryshe si “moratoriumi i skafeve”. Gjithashtu, vendimi i mbështetur nga trupa ministrore saktëson se kanë të drejtë të lundrojnë në ujërat territoriale shqiptare mjetet motorike lundruese në pronësi ose në përdorim të ndërmarrjes së mjeteve të shërbimeve detare dhe të subjekteve private, të pajisura me leje për shërbimet portuale nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, mjetet në përdorim të porteve. Të drejtë lundrimi kanë edhe peshkarexhat, që kanë marrë lejet përkatëse; mjetet që shërbejnë për transport mallrash, mjetet që shërbejnë për transport pasagjerësh, si dhe motorët e ujit. Vendimi i Qeverisë sanksionon se mjetet lundruese që përfitojnë të drejtën e lëvizjes, duhet të pajisen me lejet nga organet përkatëse shtetërore pranë Policisë së Shtetit, të cilat vërtetojnë përshtatshmërinë e gjendjes teknike të mjetit dhe plotësimin e të gjitha kritereve të përdorimit. “Kapiteneria e Porteve, si dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, sa herë që lëshojnë ose refuzojnë aktet administrative të sipërpërmendura, njoftojnë institucionin tjetër, si dhe njësinë përkatëse të qeverisjes vendore të vendit ku kryhet veprimtaria, duke u dërguar bashkëlidhur kopje të praktikës dhe të vendimit të marrë”, thuhet në këtë vendim. Ndërkohë, strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, si dhe ato të policisë së bashkisë/komunës përkatëse, mbikëqyrin veprimtarinë e përdorimit të mjeteve, dhe sa herë që vërejnë shkelje të kritereve të përdorimit, zbatojnë sanksionet e parashikuara me ligj. Ato janë të detyruara të njoftojnë Kapitenerinë e Porteve, duke propozuar ose duke ndërmarrë, sipas kompetencave, pezullimin a revokimin e lejes së lundrimit dhe/ose të certifikatës së përdorimit. Qeveria ka detyruar njësitë e qeverisjes vendore të nxjerrin urdhëresa të posaçme për kriteret e përdorimit të motorëve të ujit, që lidhen me moshën e përdoruesve, kohëzgjatjen e përdorimit dhe zonën ku mund të lundrojnë. Vendimi sanksionon faktin se urdhëresat e nxjerra nga njësitë e qeverisjes vendore, si dhe çdo ndryshim i bërë në to, u njoftohen Kapitenerisë së Porteve, Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, dhe Rojës Bregdetare.
Krerët e shtetit
Vendimi i marrë dje nga Qeveria, bën me dije se për mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore, krerët e shtetit kanë të drejtë lundrimi. Përfitues janë Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe ministrat.
Zbatimi
Lëvizja e lirë e mjeteve lundruese, të përcaktuara nga vendimi i marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, do të zbatohet nga Policia e Shtetit, Kapiteneria e Porteve, Roja Bregdetare dhe njësitë e qeverisjes vendore.
Rregulli
Mjetet lundruese, pasi regjistrohen dhe pajisen nga Kapiteneria e Porteve me lejen e lundrimit, regjistrohen në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, ku pajisen me certifikatën e përdorimit të mjetit.
Qeveria paguan kontributin për pagesën dhe pensionet e ushtarëve
Vlera totale arrin në rreth 23.5 milionë dollarë
Disa muaj më parë, paga për ushtarët shkaktoi debat
Qeveria ka vendosur pagesën në formë kontributi, në fondin e përbashkët të NATO-s, për buxhetin civil dhe atë të pensioneve për vitin 2010 të Forcave të Armatosura. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e djeshme, pagesa në vlerën prej 19.5 milionë lekësh do të kryhet në një llogari të posaçme bankare. Ndërsa shuma prej afro 4 milionë lekësh, e cila do të shkojë për buxhetin e pensioneve, do të kryhet në një tjetër llogari bankare. Sipas vendimit të mbështetur nga trupa ministrore, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Pagesa për ushtarakët, pak kohë më parë, shkaktoi një debat në radhët e Forcave të Armatosura. Pak muaj më parë, 28 komando, që shërbenin me mision në Afganistan, pretenduan për shkeljen e kontratës së firmosur në gusht 2009, përpara se të niseshin për në Herat të Afganistanit. Sipas tyre, paga që duhet të merrnin ishte prej 60 dollarësh në ditë, por kjo shumë u është tatuar dhe ata kanë marrë vetëm 54 dollarë, çka përbën sipas tyre një shkelje. Në formë rebelimi, ata nuk vijuan ushtrimin e detyrës.
Projektligj
Qeveria ka miratuar dje projektligjin, i cili i jep të drejtën e hyrjes dhe qëndrimit të përkohshëm në territorin e Shqipërisë të një force ushtarake turke. Sipas projektligjit, forcat turke që do të mund të hyjnë në vendin tonë përbëhen nga 1125 trupa të imbarkuara në 5 anije. Projektligji saktëson se leja e hyrjes dhe e qëndrimit të përkohshëm të kësaj force ushtarake turke jepet për periudhën 30 qershor 2010 deri më 3 korrik 2010.
Mesazh urimi
Berisha uron David Cameron për emërimin
Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar dje një mesazh urimi Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, me rastin e emërimit në këtë detyrë. Në këtë të mesazh, kreu i Qeverisë shqiptare shkruan se fitorja e Cameron në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe krijimi i qeverisë së koalicionit përbëjnë një kthesë historike për Partinë Konservatore, por njëkohësisht edhe një ngjarje të shënuar për konservatorizmin në mbarë botën. “Me këtë rast, dëshiroj t’Ju shpreh edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e përkrahjen që Partia Konservatore i ka ofruar Partisë Demokratike të Shqipërisë, që me krijimin saj dhe në vijimësi. Partia Konservatore, si njëra ndër aleatet më të ngushta, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet tona fillimisht për rindërtimin e demokracisë e të shtetit ligjor në Shqipëri, bazuar në ekonominë e tregut të lirë, e më pas për konsolidimin e institucioneve dhe për integrimin e shpejtë në NATO e në Bashkimin Evropian të Shqipërisë”, thuhet në këtë mesazh urimi. Berisha thekon se Mbretëria e Bashkuar mbështeti fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe vazhdon të përkrahë të gjitha hapat, në kuadër të anëtarësimit të plotë të vendit në BE.