Porositë e drogës nga burgjet greke, 69 vjet burg bosëve
13/05/2010 Operacioni “Eagle”. Të pandehurit nga Korça. Heroina dhe kokaina drejt shtetit helen
Gjykata për Krime të Rënda pas dy vjet hetimesh gjyqësore, mes shtyrjeve të shumta, arriti t’i japë fund procesit ndaj nëntë të pandehurve nga Korça, akuzuar për trafik droge në bashkëpunim. Gjergji Alias, A. Çollaku 13vjet burg, Juxhin Kulla 12vjet, Aleko Jorgaqi 11vjet, Roni Dhimitri 11vjet, Altin Sotomeni 11vjet, Artur Fecanji 11vjet, Ernest Nane pafajësi (ka dal përzierës), Rexhep Abdillari pafajësi, (ka dal përzierës), Dritan Muça pafajësi, (ka dal përzierës). Ky është vendimi i dhënë, ndërsa të pandehurit që në fillim nuk kanë pranuar akuzat duke bërë që gjithçka të zvarritej pafundësisht. Janë zhvilluar gjithsej 90 seanca që nga 9 shtatori i vitit 2008. Ka qenë procesi më i gjatë i drogës. Këtë fakt gjykata e shpjegoi me zvarritjet që kanë shkaktuar avokatët mbrojtës, të cilët në asnjë rast nuk kanë qenë të arsyetuara. Hetimet filluan më 4 prill 2007, ndërsa të pandehurit u arrestuan në gusht të këtij viti. Sipas hetimeve të gjithë këta persona, dyshohet se janë implikuar në ngjarjen e datës 29 gusht 2007, kur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar në flagrancë Altin Sotomeni, i cili po trafikonte drejt Greqisë 13 kilogramë e 293.6 gramë heroinë dhe 579.2 gramë kokainë. Për këtë ngarkesë, sipas hetimeve Arben Alias Gjergji Çollaku kishte biseduar me telefon me personin e njohur si Geni, i cili fliste nga një burg në Greqi. Personazhi i njohur si Geni kërkonte ngarkesa me lëndë narkotike, të cilat duhej të dërgoheshin deri në kufi nga Arben Çollaku e më pas në Greqi do të lëviznin e trafikoheshin nën kujdesin e "Genit", i cili ka ofruar një pagesë deri në 5 mijë euro për çdo kilogram droge. Arben Alias Gjergji Çollaku i ka thënë "Genit" se, për lëvizjen e ngarkesës me heroinë të gjitha rreziqet në rast të kapjes së saj i merrnin Juxhini, Aleksi dhe Roni alias Shulja. Hetimi ka dokumentuar të gjitha takimet e të implikuarve dhe kontaktet e tyre me shoferin, që do të çonte drogën në Greqi dhe për këtë do të paguhej me plot 154 mijë euro, pra 1 mijë euro për çdo kilogram të lëndës narkotike. Pas kapjes së makinës me drogë, e cila ishte nisur me porosi të personit të njohur me nofkën "Geni", ky i fundit ka folur me Arben Çollaku, tek i cili kishte bërë porosinë. Çollaku i tregon të burgosurit në Greqi se shoferi bashkë me drogën ishte kapur duke i thënë "ka thyer qafën ai treni".