Kreret e shtetit urime per Krishtlindje

Edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikanë nga të tëra kahet politike, kanë bërë sot në drekë vizita në Kishën Ortodokse dhe Katedralen Katolike në Tiranë, ku kanë uruar kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe Arqipeshkvin e Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirditën.
Kreu i shtetit mbërriti rreth mesditës, i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi.Në të dalë Presidenti uroi besimtarët e krishterë, duke thënë se nuk është e tepruar të thuhet se Krishtlindjet janë festë për të tërë shqiptarët, ashtu sic festohet nga të tërë edhe Bajrami. Kjo sipas Presidentit është shenjë tolerance, që përcjell më shumë mesazhe paqje.
Pas Presidentit në kishën ortodokse mbërriti Kryeministri i shoqëruar nga zonja Liri Berisha.
Kryeministri tha se shqiptarët që besojnë, duhet të falenderojnë Zotin për arritjet e Shqipërisë, sipas tij, gjatë vitit të shkuar. Kurse kreu i socialistëve Rama, i cili vigjiljen e Krishtlindjeve kishte zgjedhur ta kalonte në Shkodër me të birin, erdhi për vizitë në kishën ortodoke në Tiranë, rreth orës 13.30.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kishte zgjedhur që Krishtlindjet t'i kalonte në qytetin e saj të Shkodrës. E shoqëruar nga bashkëshorti dhe bashkëpunetore të afërt, zonja Topalli vizitoi Selinë e Arqipshkëvisë, ku u prit nga Arqipeshkvi Anxhelo Massafra dhe Monsinjor Zef Simoni.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code