E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet, ulen kontributet e bizneseve

Qeveria ka zyrtarizuar në mbledhjen e saj të fundit vendimin për uljen e kontributeve që bizneset paguajnë për sigurimin e punonjësve të tyre.

Me këtë vendim, i cili hyn në fuqi në 1 maj të vitit të ardhshëm masa e sigurimeve shoqërore për bizneset nga 20 për qind ulet në 15 për qind të shumës së listëpagesave.

Sipas tabelës së miratuar, qeveria ka vendosur të ulë të gjitha zërat e sigurimeve. Në bazë të vendimit, dega e sigurimit të sëmundjeve nga 0.8 për qind e pagës bëhet 0.3 për qind.

Ajo e barrëlindjes nga 2.3 bëhet 1.4 për qind e pagës, ndërsa dega e sigurimit të pensioneve nga 23.9 bëhet 21.6 për qind e shumës së listpagesave.

Ulje kanë pësuar edhe kontributet për aksidentet, të cilat nga 0.5 bëhen në 0.3 për qind të pagës dhe dega e sigurimit të papunësisë e cila reduktohet në 0.9 për qind të shumës së listpagesës nga 2 për qind që ishte.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›