Nena dhe gjyshe te braktisura ne qeli

Top Channel ka zbuluar nena dhe gjyshe te braktisura ne burgun e grave. Mes loteve dhe historive te fatit te tyre te burgosur, ato tani kerkojne meshire dhe falje.
Nje e moshuar 75 vjece, Feride Bako nga fshati Mbyet i Fierit tregon se gjate gjithe jetes e kane ndjekur njera pas tjetres fatkeqesite ne familje. Me e fundit eshte burgu. E denuar me 5 vjet per kultivim hashashi, ne prill u arrestua duke lene ne shtepi me te shoqin dy femijet jetime te te birit vrare ne Greqi.
Por edhe i shoqi vdiq dy jave me pare. Tani femijet kane mbetur vetem, ndersa 75-vjecarja kerkoi qe te lirohet sa me pare nga burgu per te qene prane niperve te saj.
Shoqet e burgut i falin rroba per jetimet qe kane mbetur pa prinder, e tashme edhe pa gjysherit. Ajo madje i kursen edhe kater kokrra portokalle t’ua dergoje atyre per Vitin e Ri.
Sic jane te braktisur femijet e kesaj te moshuare ka edhe te tjere. Ashtu si Ferideja, Fatbardha Sula po vuan denimin prej pese vjetesh per hashash. Edhe asaj i kane vrare burrin dhe femijet i jetojne te vetem ne fshatin Fratar.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code