Makina perplas kembesorin humb jeten 40-vjecari
Nje makine me targa te Tiranes ka perplasur nje kembesor ne aksin rrugor Fier-Lushnje. Si pasoje e ketij aksidenti ka mbetur i vdekur kembesori i cilieshte identifikuar dhe quhet Ylli Abduramani i moshes 40 vjec. Mesohet se aksidenti ka ndodhur ne fshatin Rrapez te Lushnjes kur nje mjet me targa te Tiranes duke qene me shpejtesi te madhe nuk ka mundur dot qe te evitoje personin qe i ka dale perpara. Burime nga policia e Lushnjes kane konfirmuar se aksidenti ka ardhur si rrjedhoje e shpejtesise tej normave te lejuara nga ana e automjetit. Ndersa Abduramani po perpiqej qe te kalonte nga njeri kah i rruges ne tjetrin nje mjet me shpejtesi e ka marre perpara duke u marre jeten. Menjehere pas aksidentit policia qe ka mberritur me urgjence ne vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Ne momentin e arrestit ai nuk ka bere rezistence.