E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbarkojne emigrantet rritet numri i trageteve qe lidhin Italine me Durresin

Duke nisur nga data 3 dhjetor e deri me daten 10 janar 2011 numri i trageteve ne Portin e Durresit do te jete i trefishuar pasi kompanite e lundrimit do te kryejne nga dy dhe ndoshta tri udhetime ne 24 ore ne menyre qe te perballojne fluksin e emigranteve

Prej disa ditesh ka nisur ardhja e emigranteve nga vende te ndryshme ku ata jetojne e punojne prej vitesh. Vetem ne fundjave kane zbarkuar me tragetet e linjes me Barin rreth 6000 persona dhe mbi 4600 automjete. Nisur nga situata qe eshte krijuar nga fluksi i ardhjes se tyre specialistet e policise kane mbeshtetur propozimin e APD per perdorimin e kalatave te tjera ne funksion te trageteve gjate diteve te fluksit te emigranteve per festat e fundvitit. Kjo sepse tashme APD dhe strukturat e saj kane rritur ndjeshem sigurine ne krejt territorin e portit. Ne keto kushte te ngjashme me ato te porteve te tjera evropiane kompanite e lundrimit kane vendosur te kryejne nga dy dhe ndoshta tre udhetime ne dite sepse infrastruktura portuale i pergjigjet ketij fluksi pasi kalata e trageteve ka kapacitetet e nevojshme per perballimin e ketij arsenali mjetesh lundruese. Gjithashtu jane marre masa per rritjen e numrit te sporteleve si dhe te efektivave policore dhe te atyre doganore. Duke nisur nga data 3 dhjetor e deri me daten 10 janar 2011 numri i trageteve ne portin e Durresit do te jete i trefishuar pasi kompanite e lundrimit do te kryejne nga dy dhe ndoshta tre udhetime ne 24 ore ne menyre qe te perballojne fluksin e emigranteve te cilet kane prenotuar bileta per ne Durres me rastin e festave te fundvitit. Me pas ata do ta perserisin kete intensitet lundrimi edhe gjate periudhes pas 11 janarit kohe kur emigrantet do te kthehen neper vendet ku jane rezidente. Per kete qellim agjencite detare si D.I.D Shiping Venturis Ferries Ilion Line Riviera Adriatica Europian Way dhe Penelope kane nisur dyfishimin e trageteve drejt Italise e portit te Durresit. Ky numer tragetesh do te thote qe ne Portin e Durresit ne cdo ore te dites do te kete mjete ne proces perpunimi. Nga ana e saj policia ka marre masa per shtimin e sporteleve te sherbimit. Drejtori i Policise Qarkut Aleks Hajdari u shpreh per gazeten Standard Qe nga data 1 dhjetor e kemi kaluar efektivin ne sherbim te perforcuar per perballimin e fluksit dimeror te emigranteve do te sherbehet ne 16 sportele nderkohe kemi kryer instruktazhet me efektivat policore si dhe kemi freskuar ne kompjuter listat e personave ne kerkim nderkombetar kjo nepermjet bashkepunimit me policite homologe. Te njejtat masa ka marre edhe dogana e Durresit per perballimin e fluksit dimeror te emigranteve. Por duke u nisur si nga moti i keq si ashtu dhe nga numri i madh i trageteve agjencite e lundrimit policia dhe dogana jane deklaruar se terminali i trageteve e perballon kete fluks pasi kapaciteti i tij tashme nuk eshte i vogel. Burime nga Dogana e Durresit bejne me dije se APD propozoi perdorimin e kalatave te tjera per ankorimin e trageteve dhe propozimi u pranua nga specialistet e policive te huaja te cilet monitorojne portin e Durresit. Pika hyrese e Durresit ka sot nje siguri teper te larte fale instalimit te nje rrjeti te sofistikuar mikro-kamerash dhe pajisjesh te tjera ndihmese qe zbulojne edhe levizjet me te vogla te cilitdo qe tenton abuzimin apo kalimin e paligjshem nga sportelet dhe postblloqet.

Festat fluks emigrantesh nga Greqia

Fluksi i madh i emigranteve shqiptare qe jetojne ne Greqi qe kane zgjedhur ti kalojne pushimet e fund vitit ne Shqiperi kane krijuar radhe te gjata ne te dy krahet e kufirit. Ne dy pikat kryesore kufitare me Greqine ne ate te Kapshtices dhe ate te Kakavijes si pasoje e hyrjes dhe daljes se udhetareve ne te dyja anet e kufirit me rastin e festive te fundvitit eshte krijuar nje situate e renduar ne pikat kufitare. Ardhja e emigranteve me rastin e festes se Krishtlindjeve dhe Vitit te ri ne atdhe nga Greqia ka shkaktuar diten e sotme nje kaos te vertete ne piken kufitare te Kakavijes pasi pala greke ka punuar vetem me nje sportel duke mos arritur dot qe te perballoje fluksin e emigranteve duke shkaktuar ne anen greke nje radhe prej disa kilometrash te automjeteve. Emigrantet shprehen te merzitur per pritjen e gjate prej 7-8 oresh qe po u behet ne piken kufitare te Kakavijes. Ata thone se femijet dhe moshat e treta jane moshat qe rendohen me shume nga pritja. Nderkohe qe pala shqiptare i ka marre te gjitha masat per perballimin e fluksit te emigranteve qe duan hyjne ne vend apo edhe te atyre personave qe duan te kalojne pa pasur nevojen e nje vize ne shtetin fqinj.
Nderkohe qe situata me rastin e festive te fundvitit eshte paraqitur e renduar edhe ne piken kufitare te Kapshtices duke zene radhe te gjata me automjete. Edhe ketu pala shqiptare eshte vene ne dispozicion te te gjithe atyre personave qe duan te hyjne apo te dalin nga Shqiperia ndersa pala greke nuk po punon as me gjysmen e sporteleve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›