E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreret e shtetit vizitojne Leka Zogun mjeket Po permiresohet

Gjendja shendetesore e Leka Zogut te Pare po mbahet nen mbikeqyrje ndersa vazhdon te jete i shtruar ne reanimacionin e spitalit numer 5 ne QSU

Permiresohet ndjeshem gjendja shendetesore e lartmadherise Leka Zogu i Pare. Neurokirurgu Mentor Petrela qe po ndjek e nga afer deklaroi se pacienti ka disa lloje te diagnozave por qe gjate dites se djeshme situata eshte permiresuar. Gjendja shendetesore e Leka Zogut te Pare po mbahet nen mbikeqyrje ndersa vazhdon te jete i shtruar ne reanimacionin e spitalit numer 5 ne QSU. Po dje pretendenti eshte vizituar nga shume personalitete ndersa paraditen e se merkures ka qene i pranishem edhe Kryeministri Sali Berisha i cili per mediat shprehu optimizmin se gjendja shendetesore e Lega Zogut te Pare eshte me e mire. Kreu i vendit Bamir Topi vizitoi dje ne mesdite Leka Zogun ndersa u shpreh se gjendja e pacientit ishte me e mire dhe se gjate komunikimit e kishte uruar per sherim te shpejte.

Mjeket

Shefi i Sherbimit te Neurokirurgjise Mentor Petrela pas vizites se Kryeministrit Berisha ne reanimacionin e pavijonit ku ndodhet i shtruar edhe Leka Zogu i Pare ka folur mbi gjendjen shendetesore te tij. Sipas prof. Petreles pacienti ka disa lloje te diagnozave ose e thene ndryshe multisistemike te cilat kane renduar gjendjen e tij nderkohe qe gjate dites se djeshme situata eshte permiresuar. Mbreti ka nje semundje qe quhet multisistemike. Pra jane disa sisteme qe jane te interesuara dhe qe kane sjelle nje vuajtje dhe per kete arsye u shtrua ne reanimacionin tone. Aktualisht gjendja shendetesore e tij eshte me e mire ne krahasim me kohen kur eshte paraqitur ne spital. Situata eshte me e mire ka nje vuajtje multisistemike te disa organeve. Ajo qe dua te theksoj eshte se Leka Zogu nuk ka kaluar asnjehere gjendje kome ka qene i kthjellet gjate gjithe kohes. Kjo eshte nje situate e cila vjen pas nje vuajtje graduale pra sistemet kane vuajtur gradualisht dhe nuk eshte nje gjendje e ardhur ne menyre akute. Mbreti ka qene gjate gjithe kohes i vetedijshem i pergjegjshem ne te gjithe kapacitetet e tij.

Shtrimi

Sipas bluzave te bardha pretendenti i Fronit Mbreteror eshte i vetedijshem. Familja Mbreterore Shqiptare lajmeron se Lartmadheria e tij Mbreti Leka i Pare eshte shtruar dy dite me pare ne QSUT Nene Tereza ne pavijonin e reanimacionit neuro-kirurgjik. Sipas drejtorit te sherbimit z. Mentor Petrela Lartmadheria e tij po mjekohet per vuajtje multisistemike ku mbizoteron vuajtja e zemres dhe mushkerive. Gjendja e mbretit eshte relativisht e rende por nen kontroll dhe po merr terapine e nevojshme - tha perfaqesuesi i Familjes Mbreterore. Lega Zogu i Pare qendron nen monitorimin e mjekeve ndersa po diskutohet mundesia e transportimit te tij jashte Shqiperise.

Gjendja

Leka I eshte ne gjendje me te mire shendetesore dhe ai ka pasur komunikim me vizitoret e mjeket. Permiresimin e gjendjes shendetesore te Leka Zogut e ka pohuar edhe ministri i shendetesise Petrit Vasili i cili thote se ai eshte nen kontroll dhe do kaloje nje nate te qete. Ne spital ka qene gjate gjithe dites edhe djali i vetem i Leka Zogut princ Leka. Leka Zogu i pare prej kohesh ka pasur probleme ne rruget e frymemarrjes dhe nga anoreksia e theksuar. Per shkak te gjendjes se tij shendetesore prej nje kohe te gjate ai ka shmangur daljet publike apo intervistat ne media ndersa perfaqesimin e tij ne aktivitete te ndryshme e ka bere i biri Princi Leka.

Kryeministri Berisha viziton ne spital Leka Zogun

Kryeministri Berisha vizitoi dje paradite Leka Zogun i cili prej dy ditesh ndodhet ne trajtim intensiv ne repartin e reanimacionit te spitalit te Neurologjise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Kryeministri Berisha pasi u njoh nga ekipi i mjekeve per gjendjen shendetesore dhe ecurine e trajtimit intensiv pati nje komunikim te shkurter me Leka Zogun. Kryeministri i uroi sherim te shpejte dhe e siguroi per mbeshtetjen e qeverise per kapercimin e gjendjes shendetesore. Kryeministri Berisha u shpreh Nje gershetim patologjie komplekse por gjendja dhe parametrat ne teresi sic me njofton ekipi qe ndjek ne menyre permanente Madherine e Tij Leka I ka shenja te qarta permiresimi. Ajo qe mund te them eshte se komunikova shume mire me te e gjeta optimist se do ta kaperceje kete situate uroj qe te dale sa me shpejt dhe sherim te shpejte nga situata per te cilen erdhi ne spital Madheria e tij. Mjeket po bejne gjithcka. Qeveria eshte e vendosur te jape cdo lloj mbeshtetjeje ne menyre qe te kapercehet kjo situate shendetesore te permiresohet e te vazhdoje aktivitetin e tij.

Presidenti Topi i uron sherim te shpejte Leka Zogut I

Gjate dites se djeshme nje tjeter vizite i eshte nga Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi ne repartin e Neurokirurgjise Leka Zogun I i cili po mbahet nen mjekim intensiv per shkak te problemeve shendetesore prane Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane. I shoqeruar ne kete vizite nga anetare te Kabinetit dhe Drejtori i Sherbimit te Reanimacionit prof. Mentor Petrela Presidenti Topi pasi u prit nga i biri Leka Zogu II u informua fillimisht mbi gjendjen shendetesore te Leka Zogut I duke shprehur njekohesisht vleresimet per perkujdesjen dhe perkushtimin e treguar nga i gjithe stafi mjekesor. Duke u pershendetur nga afer me Leka Zogun I Kreu i Shtetit i uroi perzemersisht permiresim te shendetit sherim te shpejte dhe rikthim ne jeten aktive. Presidenti Topi tha Pavaresisht gjendjes klinike ai kishte nje komunikim te kthjellet. I urova sherim te shpejte dhe nuk e teprova duke qendruar me shume sepse gjendje te tilla patjeter qe kerkojne qetesi. Gjithsesi komunikimi me te ishte i ngrohte dhe do te thosha ate qe eshte shume e rendesishme ne te tilla situata shume i kthjellet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›