E Diel, 1 Nëntor 2026

Bibliotekonomia konference ne Kosove

Biblioteka Kombetare dhe Universitare e Kosoves ne bashkepunim me Biblioteken Kombetare te Shqiperise organizojne per here te gjashte Konferencen Kombetare te Bibliotekonomise. Konferenca mbahet ne Prishtine ne ambientet e BKUK-se me 18 e 19 nentor ben te ditur ky institucion permes nje njoftimi per mediet.

Sipas njoftimit teme bosht e edicionit te gjashte te Konferences Kombetare te Bibliotekonomise do te jete Perspektiva kombetare ne integrimet boterore. Do te flitet rreth rolit dhe rendesise se bibliotekave ne sferen e integrimeve te perbotshme kulturore qe jane te rendesishme dhe shume domethenese edhe per kulturen e vendit tone. Vecantia e ketij edicioni te gjashte eshte se ne te do te kete kumtesa dhe referime nga fusha e informacionit bibliotekar procesit te digjitalizimit te librit dhe perspektives se tij per kulturen dhe bibliotekonomine ne Kosove. Gjithashtu ne kete edicion do te behet prezantimi i Portalit Albanologjik i cili eshte nje projekt i rendesishem i integrimit dhe bashkepunimit ndermjet Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves BKUK dhe Bibliotekes Kombetare te Shqiperise BKSH. Ky portal do te kete nje vlere integruese brendakombetare Kosove- Shqiperi ngaqe ne te do te jene pranishme informacionet themelore rreth librit dhe kultures sone kombetare. Por ai do te jete i rendesishem edhe ne planin e integrimeve boterore e globale ngase synohet qe ai te jete nje porte e rendesishme e kultures dhe librit shqiptar. Edicioni i gjashte i Konferences Kombetare te Bibliotekonomise do ti kete tri seanca ku me kumtesat e tyre do te paraqiten njohes te zhvillimeve ne fushen e bibliotekarise si ne Kosove edhe ne Shqiperi Etleva Domi Fazli Gajraku Ramazan Vozga Bukurije Haliti Behije Luga Enilda Kola Izet Abdyli Ramize Bajraktari Ramush Zekaj Liridon Zekaj Mimoza Shkodrani dhe Ederina Demo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›