E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli transferohet në "shkretëtirë"

Memelli do të përfitojë bonuse për fitore dhe për çdo gol që do të shënojë. Sulmuesi pogradecar ka zhvilluar një sezon fantastik me Tiranën dhe Flamurtarin duke shënuar plot 15 gola.

“Për Memellin klubi arab kishte parë shumë DVD, dhe fakti që ai në dy sezonet e fundit ka shënuar një numër të madh golash, plus dhe faktit, që ka qenë golashënuesi më i mirë dy sezone më parë (2008-2009) ishte një plus i madh për të”, - tha Ilir Halili, menaxheri tjetër që ndërmjetësoi në transferimin e ish-sulmuesit të Bran Bergenit (në Norvegji) dhe Gais (në Suedi).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›