E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 13 vitesh "emigracion", Muka rikthehet në familje

Pas 13 vitetev emigracion tek skuadrat e shumta që ka provuar Mka si jashtë ashtu edhe brenda vendit vendos të rikthehet në familje. Me sa bëhet ditur pas atmosferës aspak të qetë tek bardheblutë e Tiranës,Muka ka vendosur rikthimin në ekipin mëm.

Te Flamurtari kanë firmosur edhe Daniel Xhafaj, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, (18 gola me fanellën e Besës) dhe mesfushori i fuqishëm Bledar Devolli (nga Tirana). Daniel Xhafaj do të përfitojë 70 mijë euro në sezon, ndërsa Bledar Devolli do të përfitojë 60 mijë euro në sezon.

Klubi vlonjat, 1 herë kampion i Shqipërisë (1990-1991) dhe 3 herë fitues Kupës së Shqipërisë (1988, 1985, 2009), konfirmoi për edicionin e ardhshëm Artan Sakajn, Gerhard Prognin dhe Njazi Lenën.

Mesfushori i avancuar i Flamurtarit, Odise Roshi (19 vjeç, 3 gola sezonin e kaluar) nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me klubin e njohur të kryeqytetit francez, Paris Saint Germain. Klubi i Flamurtarit do të përfitojë 250 mijë euro nga shitja e lojtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›