Krerët serbë mblidhen për platformën me Kosovën
Zëvendëskryeministri i parë Aleksandër Vuqiq të mërkurën mbrëma theksoi se pjesëmarrësit në takimin për platformën për Kosovën kanë pranuar sot draftin e platformës nga presidenti serb Tomislav Nikoliq dhe shtoi se dokumenti i cili është sekret shtetëror, është më konkret se çdo dokument tjetër i mëparshëm.
“Ne të gjithë e kemi parë dokumentin dhe ne duhet të përgatisim propozimet para takimit të ardhëm, i cili duhet të mbahet javën tjetër”, tha Vuqiq.
Ai i tha Radio-Televizionit të Serbisë (RTS) se dokumenti është më konkret sesa ka qenë më parë.
“Çfarë është e rëndësishme është se gjërat janë të bazuar në realitet. Minimumi dhe maksimumi janë bazuar në atë që është reale dhe e mundshme”, ka deklaruar Vuqiq.
Zëvendëskryeministri i parë po ashtu tha se dy principet janë më të rëndësishmet: ruajtja e interesit nacional e shtetëror dhe vazhdimi i rrugës evropiane të Serbisë.
Në takim ishin prezent presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daqiq, zëvendëskryeministri Aleksander Vuqiq, kryesuesi i Zyrës për Kosovë Aleksander Vulin, zëvendëskryeministri për integrime evropiane Suzana Grubjeshiq dhe ministri i jashtëm Ivan Mrkiq.
Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe pjesmarrësit nuk kanë dhënë deklarata për media.