Thaçi njofton Klinakun për takimin me Daçiqin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, dhe deputetin e kësaj partie Agim Kuleta.
Në takim u bisedua për takimin e kryeministrit Hashim Thaçi me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri Thaçi e njoftoi kryetarin e LB-së, Klinaku lidhur me takimin e mbajtur në Bruksel, thotë ndër të tjera kumtesa e ardhur nga Kryeministria./Kosovapress/