E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder nuk ndien lodhje

Mesfushori i Holandës, Wesley Sneijder ka insistuar se nuk do të jetë i lodhur për Kampionatin botëror, edhe pse kaloi një sezon të gjatë me Interin. Sneijder ishte anëtar i rëndësishëm i ekipit të Interit që fitoi titullin në Serie A, Coppa Italia dhe Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të fundit.

Por, 25 vjeçari ka thënë se nuk është i lodhur dhe se suksesi me klubin e tij e ka motivuar edhe më tepër për Kombëtaren. “Fatmirësisht nuk jam shumë i lodhur, suksesi më mbush me energji”, tha Sneijder gjatë një interviste me Voetbal International.

“Është kënaqësi e madhe të marr tre tituj me vete në Kombëtare dhe tani jam i uritur për më tepër”, shtoi ai. Sneijder dëshiron që Holanda të mësojë nga përvoja e saj në Euro 2008, kur e mposhti bindshëm Italinë dhe Francën në fazën e grupeve, por u eliminuan në çerekfinale nga Rusia.

“Në Kampionatin evropian 2008, ne treguam aftësitë tona. Por, u eliminuam në mënyrë të marrë. Kjo nuk duhet të përsëritet”, përfundoi Sneijder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›