E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreshnik Qato, nesër në Durrës kundër francezit 34-vjeçar Sylvain Touzet

Boksieri durrsak Kreshnik Qato do të ndeshet ditën e shtunë, më datë 15 korrik në pallatin e sportit "Ramazan Njala" me francezin 34-vjecar Sylvain Touzet. Rivali i Qatos në karrierën e tij në boksin profesionist ka zhvilluar 17 ndeshje ku ka regjistruar 6 fitore dhe 11 humbje, 5 rresht, sipas faqes së specializuar boxrec.com.
Kreshnik Qato kampion bote në versionin IBC në peshën super të mesme ka zhvilluar po 17 ndeshje, por me bilanc të kundërt: 11 fitore dhe 6 hu humbje.
Durrsaku 27-vjecar, ndeshjen e fundit, të zhvilluar më 25 maj 2006, në "York Hall" kundër Simon Lukas, boksieri ynë e fitoi me pikë. Qato ka fituar pesë ndeshjet e fundit.
Ai posedon brezin e artë të International Boxing Council (IBC) dhe eshtë kampion në fuqi i Evropës Lindore në këtë version.
Qato renditet i 68 në botë në peshën e tij dhe i 579 në renditjen e përgjithshme botërore të boksit profesionist.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›