E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë e re përmbytjesh në Pakistan

Islamabad, 21 gusht – Rreth 15 000 mijë njerëz në krahinën pakistaneze Sind janë detyruar që në 24 orët e fundit të braktisin shtëpitë e veta dhe të vendosen në vise më të larta, në ikje nga lumi Ind, i cili vërshoi edhe dhjetëra qytete e fshatra në jug të Pakistanit.

Zyrtarët në Islamabad presin që uji të tërhiqet brenda disa ditëve dhe do të derdhet në Detin Arab, mirëpo gjasat janë të vogla që banorët pas kthimit në pronat e tyre t’i gjejnë shtëpitë e padëmtuara.

“Gjatë 24 orëve të fundit jemi detyruar të evakuojmë edhe 150 mijë njerëz në Sind, pas 600 mijë të tjerëve që janë evakuuar nga vala e mëparshme e përmbytjeve”, deklaroi për agjencinë Reuters zëdhënësi i autoriteteve lokale.

Pakistani është goditur shumë nga përmbytjet që nga 29 korriku, të cilat kanë rrezikuar një të pestën e këtij shteti të madh dhe rreth 20 milionë banorë, nga gjithsej 170 milionë qytetarë të tij.

Dëmi nga përmbytjet llogaritet në dhjetëra miliardë dollarë, gjë që do të jetë një grusht shumë i fuqishëm për ekonominë edhe ashtu të dobësuar të Pakistanit.
 
Kombet e Bashkuara kanë apeluar për ndihmë humanitare dhe deri tash janë mbledhur afro 500 milionë dollarë. SHBA-ja ka premtuar të dhurojë 150 milionë dollarë ndihma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›