E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton Lindita Nikollen per Tiranen

Pa gratë nuk ka burra, tha Edi Rama, ndaj dhe pas 4 meshkujsh, në ditën e gruas prezantoi Lindita Nikollën në ekipin socialist të Tiranës, me të cilën theu dhe serialin e muajit të fundit të prezantimeve të së dielës.

Rama ka shprehur krenarinë që udhëheq partinë, e cila, sic tha ai, ka vendosur për herë të parë kuotat për përfaqësimin e grave. Rama foli për vështirësitë në të cilën gjendet gruaja sot.

Ndërsa për kandidaten e re Rama u shpreh se burgosja e të vëllait gjatë diktaturës nuk ka krijuar paragjykime apo urrejtje tek ajo. Vetë Lindita Nikolla, ish-mësuese dhe kryetare e njësisë bashkiake nr. 1 në Tiranë, tha se do t’i qendrojë besnike dashurisë për njerëzit e thjeshtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›