E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu Rama prezanton kandidatin e ri per deputet ne Fier

Ish kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është pjesëtari më i ri që iu shtua sot ekpit garues për zgejdhjet e 23 qershorit nën siglën e Partisë Socialiste.
Ishte vetë kreu i PS-së, Edi Rama ai i cili gjatë prezantimit të Celibashit, para vlerësimeve për këtë figurë shpalosi misionin e ekpit që do të sjellë rilindjen e vendit. 
 “I kënaqur pas dy refuzimesh në vite të ftesës sime, ai këtë herë ma shprehu vetë gatishmërinë e tij për të kontribuar në skuadrën tonë, vlerë morale, profesionale e qytetarë për skuadrën tonë dhe kuvendin e ri. Një shembull më shumë i faktit se në 23 qershor shqiptarët do zgjedhin mes pushtetit të një njeriu dhe një skuadre të aftë e të gatshëm për të ndërtuar shtetin e shqiptarëve, që janë këtu jo për të fituar duke përfituar por për të dhënë në rrugën e një fitoreje nga e cila do fitojnë njerëzit e zakonshëm”, vlerësoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›