Kreu i ADK-së, Zef Bushati, vizitë në Senatin Italian, takime edhe me politikanë të PDL-së
Bushati: T’u krijohen lehtësi nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale shqiptareve në Itali dhe italianëve ne Shqipëri, te mbështeten 35 mijë bizneset e shqiptarëve ne Itali, t’u njihen shqiptarëve vitet e punës në Itali e Shqipëri.
Gjate takimit me Senatorin Andrea Fluttero, Sekretar i Komisionit per Mjedisin ne Senatin Italian Kryetari Bushati tha se duke filluar qe nga sistemi bankar, nepermjet prezences se bankave italiane si Intesa San Paolo, Banca Veneto, Banka Popullore Puglia e Basilicata, e po keshtu ne fushen e tregetise, nepermjet shoqerive te njohura si Conad, Euronix, Oviesse, Coin, etj. por edhe ne fushen e industrise, te shendetesise, arsimit, turizmit, bujqesise, kohët e fundit ne Shqiperi janë realizuar dhe po realizohen investime të mëdha. Por e rendesishme eshte dhe prezenca e bizneseve shqiptare ne Itali, te cilat kapin shifren e 35 mije shoqerive shqiptare te regjistruara ne dhomat e tregtise italiane te cilat paguajne rregullisht çdo takse simbas ligjeve ne Itali. Shumica e ketyre shoqerive punojnë në sektorin e ndërtimit, por ka një prani të mirë në sektorin e bujqësisë, ne sektorin e mekanikes, restoranteve, tregtise, transportit, etj. Nga ana e tij Senatori Andrea Fluttero vlersoi si mjaft te rendesishme per Italine marrëdheniet me Shqiperine e ne kete kontekst tha ai duhet nje kuader me i gjere ligjor nepermjet edhe marreveshtjeve bilaterale qe te ndihmohen bizneset e shqiptareve ne Itali si dhe bizneset e Italianeve ne Shqiperi. Ne takimin me Senatorin Mauro Marino, anëtar i Komisionit per Çështje Kushtetuese, anëtar i Komisionit për Politikat ne Bashkimin Europian u diskutua rreth mbeshtetjes qe Italia i ka dhene proceseve te anëtarësimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Bushati nga ana e tij vlerësoi rolin e rendesishem te diplomacise italiane e cila mori persiper qe te kryente "avokatin" e Shqiperise ne kete proces. Nga ana e tij Senatori Mauro Marino shprehu besimin se shume shpejt Shqiperia do jete anëtare e familjes se BE-se. Kryetari i ADK, Zef Bushati u prit ne nje takim te vecante ne Seline e Partise se Silvio Berlusconi-t "Popolo della Libertà" nga Shefi i Departamentit te Komunikimit dhe Propagandes deputeti On.Laura Ravetto dhe On.Francesco Forte. Gjate takimit deputetet i uruan mire se ardhjen z.Bushati dhe me pas u interesuan per Partine Aleanca Demokristiane, per organizimin dhe funksionimin e saj si dhe per veshtiresite qe kane demokristianet ne Shqiperi per t’u organizuar e per te propaganduar filozofine politike te demokracise kristiane. Nga ana e tij Bushati duke shprehur kenaqesine per pritjen e organizuar i njohu bashkebiseduesit me gjendjen reale qe ndodhet alternativa e demokracise kristiane ne Shqiperi. Ai i njohu me rolin dhe kontributin e cmuar qe demokristianet kane dhene gjate 21 viteve ne sistemin demokratik post komunist. Te dy palet rane dakord per forcimin e marredhenieve. Perfaqesuesit e Pdl u angazhuan per nje mbeshtetje konkrete per ADK- vecanerisht ne strukturat politike europiane. Nje tjeter takim i rendesishem i Kryetarit Bushati ishte ai me On.Mario Bacini, President i Federazione Cristiano Popolari te Italise dhe Cinzia Cammarere Presidente e Rinnovamento Popolare Cristiano me date 17 Dhjetor ne te cilin u diskutuan tema ekonomike, mikro e makro financiare, kooperim dhe zhvillim biznesesh, u diskutua rreth prezences se madhe te Shqiptareve ne Itali dhe te italianeve ne Shqiperi dhe si rrjedhoje, domosdoshmerine e nje bashkepunimi te paleve per te permiresuar nivelin e jeteses se dy popujve. Bushati foli rreth perspektivave te bashkepunimit ne projektet per zhvillimin dhe forcimin e shoqerive te vogla dhe te mesme Shqiptare te biznesit ne Itali si dhe shoqerive italiane ne Shqiperi, domosdoshmerise e nje studimi te perbashket per te gjetur zgjidhje mbi krizen. On.Mario Bacini foli rreth vullnetit per te promovuar stabilitetin nga te dy palet Itali-Shqiperi edhe nepermjet projekteve, programeve, ndihmave, dhe asistences teknike, ekonomike e financiare.