Kosovë, Thaçi: “Plani serb nuk do të realizohet kurrë”
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh se platforma e Serbisë për Kosovën, është zhurma e fundit që po bën Beogradi dhe si e tillë ajo është e parealizueshme.
“Po ndodh implementimi i IBM-së. Kjo po ndodhë për herë të parë mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Është një kriter dhe standard evropian, që nënkupton edhe vënien e kufirit në mes shtetit tonë dhe Serbisë. Në dy pika doganore veç ka filluar implementimi, ka filluar suksesshëm”- deklaroi Thaçi.
Ai ka sqaruar se dhe pse pala serbe e ka interpretuar në mënyrën e saj këtë marrëveshje, prishtina zyrtare është në përputhje të plotë për sa i pëket implementimit.
“Interpretimet kanë qenë të ndryshme nga Serbia për marrëveshjen, por, interpretimi dhe implementimi nga shteti i Kosovës është në përputhshmëri të plotë me autoritetet ndërkombëtare, me EULEX-in, është implementim i plotë i marrëveshjes së arritur në Bruksel”.
Si një temë të qëndrueshme bisedimi dhe në takimin e radhës me homologun serb, Daçiç ai ka përmendur eliminin e strukturave ilegale serbe në veri. Ndërsa për zhvillimet politike në vend Thaci u shpreh se bisedimet me AAK-në vazhdojnë. Kryeministi theksoi se mendimi i përbashkët është bashkëpunimi në të mirën e vendit, duke anashkalauar në këtë mënyrë zërat për postin e kryeministrit në 2013-ën.