E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Al-Kaedës në Pakistan vritet nga një avion amerikan pa pilot

ISLAMABAD- Kreu operativ i Al-Kaedës në Pakistan, pakistanezi Badar Mansoor, u vra sot nga një raketë e një avioni amerikan pa pilot në veriperëndim të vendit, baza kryesore në botë e organizatës, njoftuan zbulimet pakistaneze.

"Ai vdiq gjatë natës në një sulm të avionëve pa pilot të CIA-s në Miranshah, qyteti kryesor i Uaziristanit Verior, bastion i talebanëve pakistanezë aleatë të al-Kaedës", deklaruan disa zyrtarë të zbulimit pakistanez si dhe një përgjegjës i grupit të rebelëve në Mansoor.
"Gjatë natës, të paktën një avion amerikan pa pilot vrau katër rebelë islamikë në Miranshah", theksuan përgjegjës ushtarakë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›