E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritat, KESH: Prurjet, thuajse zero në hidrocentrale, Naço: I kemi marrë masat

Shkodër- Jemi gati të ndërhyjnë edhe në buxhet për të garantuar furnizimin me energji elektrike të qytetarëve të vendit.

Kështu ka deklaruar ministri i Energjisë, Nasip Naço nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, ku inspektoi gjëndjen atje i shoqëruar nga drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo.

Ndërkaq Naço ka konfirmuar që ka ndërpreje energjie, që sipas tij vjen nga avaritë e krijuar për shkak të motit të keq.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që ka dhe defekte teknike, defekte që janë duke u eliminuar në kohë. Duke vlerësuar dhe situatën emergjente do ecim në një rrugë tjetër garantojmë drita për gjithë shqiptarët- tha Naço.

Nga ana e tij kreu in KESH-it, Zeqo bëri një panoramë të gjëndjes në hidrocentral, duke nënvizuar nivelin e ulët të ujit në hidrocentralet e vendit.

Do flas për prurjet në fierzë, se në Vaun e Dejës e Koman janë pothuaj zero. Në Fierzë 70 m2 shumë e ulët krahasuar me të njëjtën situatë të viteve të shkuara. Niveli në Fierzë është në kuotën 261.5 m sot. Duke alternuar me importin dhe duke shpresuar se kjo borë sot do shkrijë dhe do sjellë rritje të prurjeve- tha Zeqo.

Më herët edhe kryeministri Berisha dhe ministri i Financave, Bode deklaruan se do të bëjnë gjithçka që energjia të mos mungojë duke parë si opsion edhe ndërhyrjet në rezervat e shtetit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Importi, KESH: Kemi siguruar energji vetëm për dhjetorin Tiranë- Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo duke folur për situatën energjike...
  2. Naço: Nëse zbatohet rregullorja s’do ketë më përmbytje Tiranë- Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Nasip Naço deklaroi dje...
  3. Shqipëria pa drita, Naço e mohon: S’ka kufizime, por janë defekte teknike Tiranë- Pavarësisht se i gjithë vendi po vuan ndërprerjen e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›