‘Klecka’, Prokurori kërkon paraburgimin e Fatmir Limajt
PRISHTINE-Prokurori i Rastit Kleçka, Maurizio Salustro, ka kërkuar nga Gjykata që ta paraburgosë Fatmir Limajn, i akuzuar për krime lufte.
Shkak për këtë, sipas Salustro’s, është se Limaj ka shkelur urdhrin për arrest shtëpiak duke ardhur në Gjykatë me automjet private.
Këto komente, Prokurori i ka bërë gjatë një seancë protokollare të mbajtur sot në mesditë, e cila po vazhdon ende. Reporterja e Gazetës Express, njofton se vendimi në lidhje me këtë kërkesë të Prokurorit do të merret sot gjatë ditës.
Ndryshe, trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes që Maurizio Salustro të ftohet si dëshmitar në Gjykatë.
(d.b/BalkanWeb)