Elbasan, ndërpritet procesi mësimor në Labinot-Mal
ELBASAN- Në rrethin e Elbasanit, situata si pasojë e motit të keq është e qetë dhe pa probleme, përsa i takon qarkullimit të mjeteve.
Përjashtim bën vetëm komuna Labinot-Mal dhe konkretisht fshatrat, Benë, Shmil, Lugaxhi, Qarret, Qafë dhe Labinot Mal, ku rrugët që lidhin këto fshatra me Komunën janë të bllokuara nga debora dhe proçesi mësimor është ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike.
Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile Mustafa Arapi, deklaron se, “aktualisht në këtë zonë nuk ka probleme në furnizimin e popullatës me ushqim apo probleme me shëndetin, ndërsa shton se në rrethin e Librazhdit, si pasojë e rënies së reshjeve të deborës vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe kalohet me vështirësi në akset rrugore Librazhd komuna Lunik dhe Librazhd, komuna Stëblevë”.
Gjithashtu të bllokuara aktualisht janë edhe rrugët rurale, të cilat lidhin komunën Stëblevë me fshatrat në varësi ku edhe në këtë zonë është i bllokuar proçesi mësimor për shkak të kushteve atmosferike.
Pa problem vijon proçesi mësimor në rrethin e Gramshit si edhe mjetet qarkullojnë lirshëm në këtë rreth.
(ma.ar/BalkanWeb)