E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik në Greqi, qytetarët zbrazin llogaritë bankare

Greqi

Situata politike në Athinë po e zhyt vendin në trazira të thella. Këtë e paralajmëron vetë kreu i shtetit, Karolos Papulias.

Raportohet se grekët janë duke u dyndur në dyert e bankave për të tërhequr depozitat nga frika e një zhvleftësimi të euros dhe se mos kthehet përsëri dhramia.

Guvernatori i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopoulos, ka shkuar urgjent në një takim te Presidenti i Republikës dhe e ka informuar se të hënën janë tërhequr nga bankat 700 milionë euro.

Sipas burimeve bankare, edhe të martën është tërhequr e njëjta shumë. Presidenti ka nxjerrë një njoftim për shtypin lidhur me takimin që pati me guvernatorin, dhe aty thuhet se, nuk ka ende një situatë paniku, por janë gjasat që kjo frikë të shndërrohet në panik. /Alban News/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›