E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i BBC-së njofton dorëheqjen

Me pothuajse tetë vite në detyrë, Tomson ka qenë drejtori i përgjithshëm më jetëgjatë i “BBC”-së që prej viteve 1970.

Gjatë drejtimit të tij, “BBC”-ja ka vuajtur skandalin “Sachsgate” dhe një seri shkurtimesh buxhetore dhe reduktim të stafit. Por gjithashtu ka qenë dëshmitar i sukseseve “Strictly Come Dancing” dhe “The Frozen Planet”.

Tompson ishte emëruar drejtor i përgjithshëm në maj të vitit 2004 pas dorëheqjes së Greg Dyke-s.

Si drejtor i përgjithshëm ai është përgjegjës për shërbimet televizive e radiofonike të “BBC” po ashtu sikundër edhe për uebsajtet. Ai drejtonte një fuqi punëtore prej 20 000 vetash.

Dorëheqja e tij nuk ishte e papritur. Në janar, Lord Patten, i cili drejton “BBC Trust” tha se korporata ishte angazhuar për gjetjen e një zëvendësuesi.  Në një e-mail dërguar të hënën, Tompson vlerësoi lart stafin dhe quajti “BBC”-në transmetuesin më të mirë në botë.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-03-19 14:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›