E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizellos, lideri i ri i PASOK-ut

55-vjeçari ishte kandidati i vetëm për të marrë drejtimin e partisë së qendrës së majtë nga ish-lideri Jorgos Papandreu, i cili dha dorëheqjen si kryeministër në muajin nëntor.

Venizelos tashmë pritet të dorëhiqet nga qeveria në mënyrë që ë merret me përgatitjen e partisë për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fillim të majit.

Analistët thonë se votuesit pritet të ndëshkojnë PASOK-un për rolin e saj në mos kalimin e krizës së rëndë ekonomike me të cilën është përballur vendi. PASOK-u po ashtu ka mbështetur masat tepër jo popullore të kursimit të kërkuara nga BE-ja dhe FMN-ja./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-19 13:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›