Kreu i ERE-së raporton në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dëgjoi sot raportin e Entit Rregullator për Energjinë për vitin 2009, që u prezantua nga kreu i këtij institucioni, zoti Bujar Nepravishta.
Në prezantimin e tij, zoti Nepravishta, ndër të tjera, nënvizoi se viti 2009 është karakterizuar nga ngjarje të rëndësishme në fushën e energjisë. Përveç privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe vënies në punë të TEC-it të Vlorës, gjatë këtij viti është realizuar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike.
Rregullimi i tregut të energjisë elektrike, rregullimi i tregut të gazit natyror, metodologjia e entit në lidhje me përcaktimin e çmimeve dhe tarifave të energjisë elektrike për vitin 2010, monitorimi i tregut të energjisë elektrike, etj., ishin ndër çështjet kryesore në të cilat zoti Nepravishta u përqëndrua gjatë raportimit përpara Komisionit. Duke iu referuar raportit të paraqitur nga ERE, relatori i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, deputeti Ismail Hoxha, konstatoi se viti 2009 mund të konsiderohet një vit i suksesshëm përsa i takon furnizimit të plotë dhe pa ndërprerje të konsumatorëve me energji elektrike, privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), si dhe pjesëmarrjes së investitorëve privatë në fushën e energjisë. Në vijim, anëtarët e Komisionit shprehën vlerësim për veprimtarinë e ERE-s gjatë vitit 2009, veçanërisht duke pasur parasysh vështirësitë që ekzistojnë në fushën e energjitikës.
Deputetët i drejtuan kreut të ERE-s një sërë pyetjesh, kryesisht të përqëndruara në performancën e OSSH-së pas privatizimit, monitorimin e kaskadës së Drinit, hartimin e një kalendari të shtimit të energjisë nga gjeneruesit e vegjël, etj. Kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Jemin Gjana, propozoi që javën e ardhshme kreu i ERE-s, Nepravishta të paraqitet sërish përpara Komisionit për ti dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara nga deputetët. Komisioni ra dakord që javën e ardhshme, bazuar në përgjigjet e zotit Nepravishta dhe komentet e anëtarëve të komisionit, të hartohet edhe projektrezoluta për veprimtarinë e ERE-s gjatë vitit 2009, që do ti propozohet më pas seancës plenare për miratim.