Komisioni parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik miraton projektrezolutën për Raportin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve për vitin 2009.
Komisioni parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik diskutoi dhe miratoi sot Projektrezolutën për Raportin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve për vitin 2009.
Në këtë projektrezolutë thuhet se Kuvendi vëren së KKRT ka arritje të dukshme në zbatimin e kërkesave të Kuvendit, të shprehura në Rezolutën e vlerësimit të punës të vitit 2008.
Kuvendi vlerëson se KKRT gjatë vitit 2009 ka bërë përpjekje maksimale për të rritur eficencën e punës së saj, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimit të radios dhe televizionit dhe në mbrojtjen e interesave të operatorëve dhe konsumatorëve.
Ndër të tjera në Projektrezolutë vlerësohet KKRT në hartimin e projektstrategjisë së kalimit nga sistemi analog në atë numerik.
Kuvendi ndër të tjera kërkon nga KKRT, implementimin sa më të shpejtë të transmetimeve dixhitale, rritjen e efikasitetit të luftës kundër piraterisë televizive, zbatimin e etikës në transmetimet televizive etj. Më tej mbledhja e Komisionit parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik vijoi me vazhdimin e diskutimit për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.