Protesta në Berat, Rama: Në 20 nëntor të mblidhemi në Tiranë

Berati, ka qenë stacioni i parë i protestave të paralajmëruara të Partisë Socialiste në rrethe për të kërkuar hapjen e kutive të 28 qershorit.
Në fjalën e tij kreu socialist Edi Rama ka theksuar se sot protesta e opozitës vijon këtu ku u grabit mandati i PS-së. "Fati i kësaj beteje nuk është në duart e atyre që na detyruan të jemi këtu, por nga beteja jonë për të luftuar për votën e lirë dhe për të mos u tërhequr" theksoi Rama. Kreu socialist Rama kërkoi që të gjithë shqiptarët në 20 nëntor të mblidhen në Tiranë për t'u bërë barikadë e pushtetit të korrupsionit dhe për të parë votën dhe për ta çliruar këtë votë nga pushteti i korruptuar.
Ndërkohë kreu socialist Rama ka ripërsëritur edhe njëherë vendimin se PS-ja nuk do futet në Parlament i cili sipas tij është pa legjitimitet.