E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Durrës: Jo krizë, zhvillim

Rritjen ekonmike të Shqipërisë të vlerësuar në raportin e Komisionit Europian e konfirmon kjo fabrikë moderne e standarteve më të larta europiane.Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha ne inaugurimin e fabrikes se riciklimit te letres ne Porto Romano te Durresit. Fabrika e ndertuar qe ne vitin 2003 ka kryer nje investim prej 13 milion euro, nga te cilat 2 milion jane akorduar nga BERZH, ndersa pjese tjeter eshte investim privat i familjes Baltza, që eshte pronare e fabrikes.

"Ky investim është një dëshmi tjetër e entuziazmit të ekonomisë shqiptare, ekonomi e cila në kohën më të vështirë të krizës botërore, qëndroi, garantoi rritjen dhe përshpejton ritmet. Leksioni ynë i madh nga kjo krizë është rruga e vetme më e sigurtë për tu mbrojtur prej saj, është mbështetja e biznesit", tha kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria shqiptare po pergatit nje kuader te ri ligjor per industrine e letres,plastikes dhe qelqit, ku deri tani ne kete lloj industrie jane investuar me shume se 80 milion euro. Fabrika e riciklimit te letres ne Porto Romano ka nje kapacitet perpunues perj 70 ton mbeturina letre dhe nje ekip prej 75 punetoresh.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›