E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i FMN nen akuze per abuzim seksual

Kundër kandidatit socialist për zgjedhjet presidenciale franceze vitin që vjen ngrihen zyrtarisht akuzat. Sekuestrim, agresion seksual dhe tentativë për përdhunim janë akuzat e ngritura nga prokurorët në Nju Jork kundër udhëheqësit të  Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan.

Akuzat u ngritën pas denoncimit të një 32-vjeçareje, e cila ka punuar si shërbyese në një hotel të Manhatanit Sofitel, ku Shtraus qëndronte në një dhomë, ku vetëm një natë kushtonte 3 mijë dollarë. Avokati i kreut të FMN-së, 62-vjeçarit Shtraus dhe eventualisht kandidat i ardhshëm për president të Francës, është shprehur se ky i fundit është i pafajshëm.

Për kreun e FMN Dominik Shtraus Kan ka qenë i turpshëm dhe shoqërimi në rajon nga forcat e sigurisë nga aeroplani në aeroportin "Xhon Kenedi", të Nju Jorkut, pak para se avioni i tij të nisej drejt Parisit.

Në Evropë sot do të zhvillonte bisedime  me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gjithashtu kishte në plan që të merrte pjesë në një takim të Ministrave të Financave të BE-së në Bruksel, të hënën, për të diskutuar planin e shpëtimit për Portugalinë dhe atë për Greqinë.

Kjo nuk është hera e parë që Khan vendoset nën hetim. Në 2008 kundër tij rëndonin akuzat për abuzim pushteti që përfshinte një ish- të dashurën e tij të paguar më tepër se sa i takonte.

Por sipas medias në Paris skandali më i fundit shënon fundin e karriesës politike për kreun e FMN-së kandidatin socialist për presidencialet e 2012 .

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›