E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini nga Beograd Dhuna ne futboll gangrene

Dhuna dhe aktet anti-sportive të tifozëve serbë nuk i ka penguar udhëheqësit e futbollit botëror të vizitojnë Beogradin. Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Mischel Platini ka inaguruar “Shtëpinë e futbollit dhe sporteve” ndërsa janë pritur nga drejtuesit më të lartë të futbollit dhe qeverisë së Serbisë.

Tifozët vendas janë vendosur në listën e fansave më të dhunshëm, sidomos pas trazirave që ndërprene ndeshjen eliminatore kundër Italisë në “Marassi” të Genoas, ku një tjetër akt i shëmtuar ishte djegia e flamurit shqiptar. Dhuna në futboll ka qenë edhe kryefjala e deklaratave të presidentit të UEFA-s, Michel Platini, i cili e ka cilësuar si një gangrenë këtë fenomen.      

"Në vecanti Serbia është infektuar nga kjo gangrenë e dhunës dhe në i kemi federatës dhe autoriteteve vendase t’i japin fund këtij problemi. Ne kemi hartuar një plan të përbashkët dhe po vëzhgojmë me imtësi këtë situartë’, ka bërë të ditur numri një i qeverisë evropiane të futbollit.

Pas trazirave të tifozëve serb në Itali, kombëtarja e Serbisë humbi ndeshjen në tavolinë si dhe u dënua me gjobë nga UEFA.

Nertan Prifti 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›