Kreu i Federatës Rumune: Fitorja, një detyrim
BUKURESHT- Presidenti i Federatës Rumune Mirçea Sandu ka qenë i qartë dje në lidhje me objektin që ka skuadra e drejtuar nga Razvan Luçesku në miqësoren e radhës.
“Unë kam besim te Luçesku dhe stafi i tij teknik, - tha kreu i futbollit rumun. – Kualifikimi në këtë grup do të jetë i vështirë, pasi Franca është më lart se ne, ndërsa Bosnja ka futbollistë që luajnë në skuadra më të mira se tanët. Ky është realiteti. Për ne është një detyrim të mundim Shqipërinë, duhet përqendrim maksimal te kjo ndeshje”, u shpreh Sandu.
Përgatitjet e Rumanisë kanë nisur me disa probleme, pasi Kristian Kivu ka munguar ditën e parë si rrjedhojë e ndeshjes së Interit ndaj Bolonjës, ndërsa Razvan Rat ka mbërritur në Rumani vetëm në orët e vona të së hënës.
Ndërkohë ai nuk ka bërë komente në lidhje me faktin se Federata Shqiptare i ka dorëzuar palës rumune DVD të prishura të ndeshjeve të mëparshme të kombëtares së Kuzhesë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)