E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i G99 pas takimit opozitar: Hapja e kutive, e panegociueshme në tryezë

Tiranë, 12 shkurt, NOA Forcat politike
opozitare gjatë tryezës që kanë zhvilluar sot me kreun e Partisë Socialiste,
Edi Rama, kanë theksuar mbështetjen për kërkesën e hapjes së kutive të 28
qershorit.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije menjëherë
pas përfundimit të tryezës 60-minutëshe në Hotel Tirana mes krerëve opozitarë,
kreu i Lëvizjes G99, Erjon Veliaj.

Sipas tij, kërkesa e hapjes së kutive të 28
qershorit mbetet e panegociueshme për tryezën që pritet të mbahet nesër mes Ramës,
Berishës dhe Topit në emër të zgjidhjes së krizës politike në vend.

Të shkosh në tryezë pa kutitë, është si sofër
pa bukë, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më pas se kjo nuk është një
llotari, por një tryezë, e cila duhet të përpiqet të rregullojë të gjitha ato që
janë shkelur gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit.

Duhet të hapen kutitë parimisht dhe çdo kuti
që dyshohet, le të hapet, tha në fund Veliaj, duke pohuar me këtë se opozita
kërkon hapjen e kutive problematike, të cilat dyshohet se fshehin manipulimet
zgjedhore.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›