Torturoi deri në vdekje fierakun, vjen nga Holanda me pranga

Më shumë foto, te Galeria
Interpol
Tirana ekstradon nga Holanda të kërkuarin Fredi Aliaj, i dënuar me 20 vjet burg
për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Çfarë ndodhi në orët e frikshme të
26-27 janarit 2004
Tiranë, 12 Shkurt NOA Update - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana
konfirmoi para pak minutash se pasdreken e sotme u krye ekstradimi nga
kryeqyteti i Holandës, Amsterdam, drejt vendit tonë i të riut fierak 30-vjeçar Fredi
Ali Aliaj që ju shihni në këtë foto të para pak minutave gjatë mbërritjes në
Rinas.
Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë të ditur
për agjencinë NOA se me vendimin nr 50, datë 01.11.2007, e ka dënuar shtetasin
Fredi Aliaj me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të Vrasjes në
rrethana të tjera cilësuese, parashikuar nga nenet 79 gërma (e) dhe 25, i Kodit
Penal të Republikës së Shqipërisë.Në datat 26 janar 2004 27 janar 2004, shtetasit Fredi Aliaj, Sokol Aliaj,
Ismet Boriçi etj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë në qytetin e
Durrësit duke rrahur me mjete të forta dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore
shtetasin Robert Mitro, i cili ka qenë banor i qytetit të Fierit.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Hagë në datën 09.10.2008, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi
drejt vendit tonë, i shtetasit Fredi Aliaj.Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas Fredi Aliaj i është dorëzuar përfaqësuesve
të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet e ditur nga Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Çfarë
ndodhi në orët e frikshme të 26-27 janarit 2004
Gjithçka ka ndodhur natën duke gdhirë data 27
janar 2004. Robert Mitro u ekzekutua
me levë në apartamentin e tij në Plazhin e Durrësit dhe më pas u mbyll në
bagazhin e një makine, ku u gjet në mëngjes nga disa kalimtarë.
Më datë 27.01.2004, ora 05.45, Lorena Mitre ka
denoncuar se në mbrëmje, dy shtetas i kane rrëmbyer bashkëshortin Robert Mitro.
Po atë ditë, ora 08.30, në lagjen nr.13 Plazh,
afër urës së Dajlanit në breg të detit, në bagazhin e mjetit të braktisur
Benz FR7351B është gjetur i vrare me mjete të forta shtetasi Robert Llazar
Mitre, banues në lagjen Apollonia Fier.
Nga veprimet e kryera rezultoi se Roberti është
vrare ne katin e pestë të një banese 8 katesh ne këtë lagje.
Lidhur me këtë ngjarje me 28.01.2004, ora
08.00, u arrestua shtetasi Arben Xhelal Goga, 40 vjeç, lindur e banues ne Fier,
me arsim te larte pronar i një magazine duralumini.
Policia u shpreh atëherë se në cilësinë e provës
materiale u bllokua mjeti i krimit.
Ndërkohë, pas krimit, ishin shpallur në kërkim
edhe pesë të tjerë, mes tyre Ismet Boriçi, i dyshuar si autor material i
krimit. Të shpallurit në kërkim janë Ismet Boriçi, Alfred Aliaj, Sokol Aliaj,
Bexhet Hoxha, dhe Platon Pepa.
Strumbullari i krimit duket se është Bexhet
Hoxha, babai i vajzës me të cilën viktima kishte marrëdhënie.
Robert Mitro, 37 vjeç, lindur e banues në
lagjen 16 Prilli të Fierit punonte si elektriçist dhe hidraulik.
Ndonëse marrëdhëniet e viktimës me Ismet
Boriçin, i cili dyshohet si autori i krimit, ende nuk janë zbardhur plotësisht,
vrasja është kryer në një apartament që i përket Boriçit. Shkak i vrasjes ishte
bërë marrëdhënia e viktimës me Daniela Hoxha, 17 vjeçe, lindur e banues në Fier.
Autorët e krimit kanë përdorur vajzën si
karrem për të futur në kthetra viktimën Mitro duke i thënë merre në celular. Viktima pa ditur se çfarë po luhej, ka
shkuar si gjithmonë tek mikesha e tij.
Burimet policore
pohuan gjithashtu se në katin e pallatit ku ndodhi vrasja një person ka dëgjuar
zhurma të dyshimta dhe për këtë kishte njoftuar policinë e Durrësit e cila ka
shkuar në vëndin e ngjarjes por pa sukses për parandalimin dhe kapjen në
flagrancë.
Robert Mitro
duket se e kishte parë vdekjen me sy, dhe kjo nga mënyra sesi ishte kryer
vrasja. Mitro ishte rrahur me mjete të forta, leva hekuri dhe sëpatë.
Sipas burimeve
policore, ai kishte në këmbë, edhe tre plagë nga plumbat e një pistolete. Goditja
e fundit i ka ardhur nga një sëpatë e vogël në kokë, që kishte qenë
vdekjeprurëse.
e.r/NOA