E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kunder Qipros

Kreu i Parlamentit Evropian ka kritikuar Turqinë për kërcënimin se do të ngrijë raportet me BE-në, në kohën kur presidenca e radhës e bllokut i kalon Qipros, të cilën Ankaraja nuk e njeh si shtet sovran. “E kritikoj këtë. Kjo është e pamundur”, ka thënë presidenti i Parlamenti Europian, Martin Shulz, i cili gjendet në Ankara në një vizitë zyrtare. “Një shtet kandidat na ka thënë se nuk do të negociojë gjatë presidencës së një shteti anëtar”, ka thënë ai. Qiproja e merr presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik dhe Turqia ka kërcënuar se do të ngrijë raportet me BE-në gjatë kësaj periudhe. Qiproja është ndarë në vitin 1974, kur trupat turke pushtuan pjesën veriore si reagim ndaj një grusht shteti të nxitur nga grekët në Nikozi, që kishte për qëllim bashkimin e ishullit me Greqinë. Turqia është i vetmi shtet që njeh pjesën veriore, e cila mban emrin, Republika Turke e Qipros Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›