E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i KE Van Rompui mberrin ne Tirane. Takohet me Berishen

TIRANE- Presidenti i Keshillit te Europes Herman Van Rompuy ne kuader te turit te tij ballkanik eshte ndalur sot per nje vizite ne Tirane dhe takimin e pare e ka zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha. Ne axhenden e vizites eshte planifikuar edhe nje takim me presidentin e vendit Bamir Topi.

Kjo eshte vizita e pare Presidentit Van Rompuy ne Tirane qe kur mori detyren ne dhjetor te vitit 2009 por edhe pas vendimit te PE-se per liberalizimin e vizave. Duke njoftuar viziten e tij Presidenti Van Rompuy vleresoi ndalimin ne vendin tone.

Vij ne Shqiperi e nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar reformat dhe rolin pozitiv qe vendi juaj luan ne rajon. Stabiliteti dhe integrimi evropian i vendit mbetet i rendesishem per Bashkimin Evropian.- tha ai.



Kryetari i Keshillit te Evropes Herman Van Rompui deklaroi para nisjes se turit te tij se ardhmja e Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Evropian dhe shtoi se do te caktoje mbledhjen e keshillit te ministrave te BE-se qe ne te ardhmen e afert te mendohet rreth kesaj.

Ballkani Perendimor eshte perqendruar ne procesin te cilin e drejton BE-ja tha Van Rompui para vizites ne Mal te Zi dhe Maqedoni. Te merkuren ai do te vizitoje Bosnjen dhe Shqiperine.

Ai kerkoi qe vendet e Ballkanit Perendimor te luftojne me vendosmeri korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse ato kercenojne stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.

Viziten e tij ne vendin tone ai e kishte paralajmeruar qe ne prill gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha ne Bruksel.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›