Tanja Fajon viziton te shtunen Shqiperine

Tashme qe procesi i liberalizimit te vizave te Shqiperise me Bashkimin Evropian eshte drejt finalizimit europarlamentarja Tanja Fajon do te zhvilloje nje vizite ne Shqiperi ku do te zhvilloje nje takim te hapur me studentet shqiptare dhe shoqerine civile mbi rregullat e ketij procesi. Reporterja evropiane e procesit te liberalizimit te vizave do te behet pjese keshtu e nje fushate informimi mbi te drejtat dhe detyrimet qe burojne nga liberalizimi i vizave.
Ky diskutim i hapur mesohet se do te organizohet ne daten 23 tetor 2010 ne mjediset e hotel Tirana International dhe aty Tanja Fajon do te prezantoje rolin kyc qe procesi i liberalizimit te vizave ka ne rajonin e Ballkanit Perendimor.
Gjate takimit bashkebisedimi mes studenteve dhe shoqerise civile dhe penalisteve do te evidentohen perceptimet dhe mundesite qe burojne nga liberalizmi i vizave.
Ky aktivitet do te mbahet ne kuader te projektit te financuar nga OSFA Procesi i Liberalizimit te Vizave me Shqiperine Si ta kthejme ne nje histori suksesi i cili fokusohet ne nje fushate informimi mbi te drejtat dhe detyrimet qe burojne nga liberalizimi i vizave.