Kreu i BE-se Van Rumpuy viziton sot Tiranen
Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy do te vizitoje Shqiperine me 20 tetor 2010. Kjo eshte vizita e pare e Presidentit Van Rompuy ne Tirane qe kur mori detyren ne dhjetor te vitit 2009. Duke njoftuar viziten e tij Presidenti Van Rompuy u shpreh se vij ne Shqiperi me nje mesazh inkurajimi.
Presidenti Van Rompuy do te takohet me kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin e Republikes Bamir Topi.
Per presidentin e Bashkimit Europian edhe procesi i liberalizimit te vizave eshte vleresim i perpjekjeve per realizimin e reformave nga vendet e Ballkanit Perendimor ndersa nxit te ecet perpara me tej
Shqiperia ndodhet ne nje moment te vecante ne marredheniet me Bashkimin Europian. Ajo pret qe ne muajin nentor te merret vendimi perfundimtar per liberalizimin e vizave si dhe qe komisioni europian te shpreh vleresimin e tij per kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat.
Vizita eshte pjese e nje turi me te gjere te Presidentit Van Rompuy ne Ballkanin Perendimor ne te cilin perfshihen edhe Mali i Zi ish-Republika Jugosllave e Maqedonise dhe Bosnja e Hercegovina.