E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KLSH, Paloka: Do votojmë dekretin e Presidentit

21-11-2011 / Gazeta 55

Edhe pse grupi parlamentar i Partisë Demokratike ende s’ka marrë një vendim zyrtar në lidhje me kandidaturën e propozuar nga Presidenti, për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputeti demokrat Edi Paloka, shprehet optimist për të votuar kandidaturën e përfolur, të Bujar Leskaj. Nënkryetari i grupit të PD, Edi Paloka tha sot se mazhoranca do të japë votë besimin të përzgjedhurit nga presidenti Bamir Topi.


Zoti Paloka komenton edhe deklaratën e bërë pak ditë më parë nga kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi i cili paralajmëroi prishje të marrëveshjes mazhorancë-opozitë nëse nuk zgjidhet situata në qarkun e Fierit. 


Paloka thotë se këto janë dy zhvillime që nuk mund të kushtëzojnë njëra tjetrën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›