Kreu i KLSH-se Topi propozon nje tjeter kandidat ish-demokrat

Presidenti ka propozuar Bujar Leskajn si kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit
Mbas rrezimit te kandidatures se Sali Shehut per postin e kreut te Kontrollit te Larte te Shtetit Presidenti i Republikes Bamir Topi ka propozuar Bujar Leskajn per kete detyre. Presidenti Topi ka propozuar diten e djeshme ish-ministrin e Kultures Bujar Leskajn si kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit. Ne dekretin e publikuar diten e djeshme ne faqen zyrtare te Presidences thuhet Ne mbeshtetje te neneve 162 pika 2 dhe 93 te Kushtetutes si dhe nenit 11 te ligjit 8270 date 23.12.1997 Per Kontrollin e Larte te Shtetit i ndryshuar dekretoj qe z. Bujar Leskaj ti propozohet Kuvendit per tu zgjedhur Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit . Leskaj ka lindur ne 3 korrik 1966 ne Vlore. Ka perfunduar Fakultetin Gjeologji-Miniera ne vitin 1990 si dhe ka perfunduar fakultetin e ekonomise ne vitin 1998 ne dege Finance. Ai eshte anetar i Partise Demokratike qe prej vitit 1997. Gjithashtu Leskaj nga gjate viteve 2005-2007 ka qene edhe ne postin e ministrit te Kultures. Kandidatura e Leskajt pritet te kaloje javen e ardhshme ne Kuvend.
Rrezimi i Shehut
Vetem pak jave me pare Kuvendi rrezoi kandidaturen e Sali Shehut i cili ishte propozuar nga Presidenti Topi si kandidat per kreun e KLSH-se. Komisioni i Ekonomise pas shqyrtimit te kesaj kandidature vendosi rrezimin me 11 vota kunder dekretit te Topit dhe abstenimit te demokratit Sherefedin Shehu ndersa opozita nuk mori pjese ne votim. Dy arsyet kryesore te ketij vendimi sipas ligjvenesve demokrate eshte fakti se Shehu nuk ploteson kriterin profesional per sa kohe qe KLSH kerkon eksperte te fushes ekonomike dhe financiare por njekohesisht ka papajtueshmeri me ligjin per sa kohe ai figuron ende si anetar i Partise Demokratike. Lidhur me kete kandidature kreu i komisionit te ekonomise Edmond Spaho tha se nje tjeter arsye e ketij mendimi kunder eshte fakti se Presidenti Topi nuk zbatoi kerkesen e Gjykates Kushtetuese qe te perzgjedhe emrat pas nje konsultimi me Kuvendin e Shqiperise. Sipas deputeteve te mazhorances kandidatura e Sali Shehut nuk plotesonte kriteret profesionale kriterin ligjor te papajtueshmerise por shkelet edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese i cili percakton se Presidenti konsultohet paraprakisht me Kuvendin per dekretet e tij. Keto tri argumente ishin baza e vendimit te Komisionit te Ekonomise i cili rrezoi kandidaturen e Shehut per kryetar te KLSH-se. Gjate diskutimit te pak javeve me pare ne kete komision kreu i saj Spaho perdori si argument edhe kriterin profesional. Mendimi i mazhorances eshte qe nga pikepamja profesionale kandidatura juaj do te ishte shume e mire per nje fushe tjeter por jo ne fushen e kontrollit ekonomik dhe financiar. Arsyeja tjeter ka te beje me konsultimet e Presidentit me Parlamentin ne emerimet e kandidateve per organe kushtetuese. Dhe ne si mazhorance mendojme se Presidenti nuk e ka respektuar kete kerkese te Gjykates Kushtetuese - tha ai.
Shkelja e ligjit
Presidenti i Republikes Bamir Topi shkeli ligjin me propozimin e Sali Shehut per kryetar te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ligjit nr. 8270 date 23.12.1997 Per Kontrollin e Larte te Shtetit kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit duhet te jete shtetas shqiptar me arsim te larte ne ekonomi ne finance ose juridik dhe te kete jo me pak se 10 vjet pune ne profesion te gezoje nje figure te paster etiko-morale dhe te mos jete i denuar me vendim gjykate te formes se prere. Por asnjera nga keto tri kritere nuk jane marre parasysh nisur nga ajo cfare ofron emri i Sali Shehut. Ai nuk eshte me profesion ekonomist por nje ish-drejtues i Policise se Shtetit nuk ka 10 vjet pervoje ne fushen e financave dhe eshte gjykuar nga Gjykata e Tiranes per trazirat e 14 shtatorit te 1998-s. Pikerisht mungesa e permbushjes se ketyre tri kritereve te forta qe percakton ligji dhe Kushtetua e vendit u debatuan gjate ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve pas propozimit te z. Topi per zgjedhjen e kreut te ri te KLSH-se.