Reforma zgjedhore 130 vota pro ngritjes se komisionit

Pas dy vitesh opozita voton pro ligjeve me 3/5 Ruci kunder Kodit Detar Mazhoranca te respektoje marreveshjen
Pas dy vjetesh bojkoti opozita vendos te votoje ligjet qe kerkojne 84 vota. Pas marreveshjes se arritur ne Konferencen e Kryetareve dhe diskutimeve ne komisionet parlamentare opozita votoi dje pro Kodit Detar dhe Kodit Hekurudhor edhe pse disa prej ligjvenesve te saj zgjodhen te abstenojne. Nderkohe eshte shenuar konsensusi i plote per ngritjen e komisionit te Reformes Zgjedhore i cili u votua me plot 130 vota pro. Ky vendim i djeshem i ligjvenesve shenon nje hap para ne plotesimin e rekomandimeve te BE-se ne kuader te proceseve integruese te vendit.
Kodet
Kodi Hekurudhor ka marre 123 vota pro ndersa deputetet Erjon Brace dhe Dashamir Peza kane zgjedhur te abstenojne. Kodi Detar ka marre ne teresi 116 vota pro ndersa Ilir Gjoni Dashamir Peza Erion Brace Skender Hasa Armando Subashi Ermonela Felaj Arben Isaraj Ervin Koci Pirro Lutaj e Valentina Leskaj kane abstenuar. Kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci ka zgjedhur te votoje kunder ketij Kodi ndersa i ka bere thirrje mazhorances tiu permbahet marreveshjeve te arritura. Ruci i beri thirrje mazhorances qe te ndale veprimtarite antikushtetuese duke iu referuar asaj qe ai e cilesoi si vjedhje te votes ne ngritjen e keshillave te qarqeve ne Fier dhe Gjirokaster. Nese mazhoranca nuk ndal veprimet banditeske jo vetem qe klima politike nuk do te permiresohet por mund te perkeqesohet. Ndalni kete klime Nese keto veprime nuk ndalojne ju paralajmerojme se pergjegjesia morale do te jete e juaja - deklaroi Ruci nga foltorja e Kuvendit.
Reforma zgjedhore
Opozita dhe mazhoranca kane gjetur konsensus te plote per ngritjen e Komisionit te Reformes Zgjedhore. Komisioni u ngrit me voten pro te 130 deputeteve dhe nuk pati asnje kunder dhe asnje abstenim. Komisioni i Reformes Zgjedhore do te perbehet nga 10 anetare 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Ilir Rusmali Viktor Gumi nga Partia Demokratike Vangjel Tavo nga Levizja Socialiste per Integrim Shpetim Idrizi nga PDIU-ja dhe Fatmir Mediu nga Partia Republikane do te jene perfaqesuesit e mazhoranes ne kete komision. Damian Gjiknuri Vasilika Hysi Arben Isaraj dhe Armando Subashi nga Partia Socialiste dhe Vangjel Dule nga PBDNJ-ja do te jene perfaqesuesit e opozites ne komision. Komisioni do te drejtohet me dy bashkekryetare demokrati Ilir Rusmali dhe socialisti Damian Gjiknuri. Gjithashtu ne seancen plenare ne frymen e konsensusit politik Kuvendi ka miratuar me 128 vota pro te mazhorances dhe opozites ndryshimet ne ligjin Per Bankat ne Republiken e Shqiperise ndersa projektligji Per sigurine e pergjithshme te produkteve joushqimore ka kaluar me 125 vota pro dhe 1 abstenim.